Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41, në magjistralen Kaçanik – Ferizaj.
Në këtë aksident një veturë ka goditur këmbësorin, me ç’rast ka marrë lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor, njofton raporti 24 orësh i policisë.