Fjalë Kyçe

Ferat Shala takon veteranin i tri luftërave çlirimtare

Ferat Shala takon veteranin i tri luftërave çlirimtare

Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, ka takuar sot Hazir Thaçin, veteranin i tri luftërave çlirimtare.

Shala ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës.

Postimi i plotë i Shalës:

Me Hazir Thaçin – veteranin i tri luftërave çlirimtare, njeriun që në trup ka shumë plagë që i ka marrë në betejat e shumta të luftës për liri.

Haziri është pinjoll i familjes së njohur Thaçi nga Carralluka e Malishevës. Pushka e lirisë në familjen Thaçi pat shkrepur shumë herët, në vitin 1969, kur babai i Hazirit, Muharrem Thaqi, me aktin e tij trimëror, i bëri jehonë të madhe shkeljes së të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavinë komuniste.

Hazir Thaqi bënë pjesë në grupin e heronjve të gjallë të luftës. Krenaria dhe trimëria prej luftëtari, e bëjnë këtë burrë të respektueshëm prej të gjithëve.