Një adoleshent në Indianapolis u akuzua të Enjten me gjashtë akuza vrasjeje për vrasjen e anëtarëve të një familjeje dhe një gruaje shtatzënë.
Raymond Childs III, 17 vjeç, u akuzua gjithashtu për vrasje në tentativë të një personi tjetër i cili u largua nga shtëpia e familjes pas të shtënave fillestare.
Sipas dokumenteve të gjykatës të shpërndara nga zyra e prokurorit ai mbante një pistoletë pa licencë.
Ai po akuzohet si i rritur për shkak të moshës së tij dhe pretendimit të vrasjes, bën me dije CNN.