Fjalë Kyçe

KQZ mblidhet në ora 17, vendos se si të veprojë pas vendimit të Gjykatës Supreme

KQZ mblidhet në ora 17, vendos se si të veprojë pas vendimit të Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e radhës sot në ora 17:00, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ’ja ka njoftuar partitë politike se deri në ora 16:00 partitë mund të njoftojnë KQZ’në për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.

“Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet sot, e shtunë, me fillim në ora 17:00. Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, ka thënë ai.

Dje Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku nga pesë ankesat të subjekteve politike, dy prej tyre janë pranuar pjesërisht.