Fjalë Kyçe

KQZ njofton partititë se mund të bëjnë renditjen e re të listave deri në orën 16

KQZ njofton partititë se mund të bëjnë renditjen e re të listave deri në orën 16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar partitë se deri në orën 16:00 mund të njoftojnë për ri-renditjen e kandidatëve për deputetë.

Përmes njoftimit, KQZ-ja shkruan se mbledhja do mbahet sot në orën 17:00.

“Në ndërkohë, KQZ, përmes ZRPPC-së, i ka njoftuar subjektet politike, që janë pjesë e Aktgjykimeve të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të PZAP-it, se deri sot në orën 16:00 mund të njoftojnë KQZ-në lidhur me ri-renditjen e kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftim.

KOHA ka tentuar të kontaktojë zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me ri-renditjen e listës së tyre mirëpo kanë qenë të paqasshëm.