Fjalë Kyçe

Ja çfarë moti do të mbajë në ditën e fundi të kësaj jave

Ja çfarë moti do të mbajë në ditën e fundi të kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

Ata kanë thënë se do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell, shkruan lajmi.net.

Vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.