Fjalë Kyçe

Gjendet vajza e zhdukur muajin e kaluar në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Gjendet vajza e zhdukur muajin e kaluar në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur viktimën femër kosovare në Podujevë e cila ishte raportuar si e zhdukur më 25 dhjetor të vitit të kaluar.

Po ashtu në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të bashkëjetesës jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.