Fjalë Kyçe

Bastore në Prishtinë, arrestohet një person

Bastore në Prishtinë, arrestohet një person

Policia është informuar se në një lokal në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë janë 10 persona duke luajtur lojëra të fatit.Në vendin e ngjarjes është kontaktuar personi përgjegjës – i dyshuari.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër te tij janë konfiskuar pajisjet elektronike.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.Në prill të vitit të 2019, Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj kishte dërguar në kuvendin Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Që nga ajo ditë, lojërat e fatit në Kosovë ishin bërë ilegale dhe Policia e Kosovës kishte kryer arrestime të shumta për personat që kishin organizuar lojëra të fatit.