Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të disa banerëve të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, në Partesh e Kllokot.
Përmes një komunikate për media, AAK-ja thotë se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Sipas tyre, lufta politike bëhet me argumente e jo me vandalizma primitivë.
“Aleanca dënon këto veprime të turpshme e vandale, që kanë ndodhur në Partesh dhe Kllokot, duke bërë thirrje për një fushatë të qetë e pa provokime”, thuhet në njoftim.
AAK-ja ka kërkuar nga organet e rendit t’i hetojnë këto raste, duke shtuar se të tillat nuk i kontribuojnë aspak një gare të ndershme zgjedhore.