Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, duket se po e shijon në maksimum jetën me burrin e saj, milionerin çek Jakup Kindl
Ajo në paraqitjet e saj të vazhdueshme, po tregon se luksi në jetën e saj është bërë i përditshëm.
Teksa bukuroshja po paraqitet mjaft e lumtur përkrah milionerit çek, ajo po punon fort në projektet e saj që kanë të bëjnë me modën, shkruan indeksonline.
Afërdita kishte ‘provuar’ edhe në industrinë muzikore, duke publikuar edhe disa këngë, kryesisht bashkëpunime të cilat u pritën mjaft mirë.
Ajo ka publikuar disa fotografi teksa shihet e lumtur duke kaluar kohë relaksi pranë burrit të saj.
Kujtojmë që ajo mbahet mend edhe për lidhjen që kishte me këngëtarin Shpat Kasapi.