Fjalë Kyçe

Ferat Shala takon nipin e luftëtarit të madh Aziz Zhilivoda

Ferat Shala takon nipin e luftëtarit të madh Aziz Zhilivoda

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka takuar nipin e luftëtarit të madh, Aziz Zhilivoda, i cili e ka trashëguar emrin e gjyshit të tij.

Biseda me të, ia ka forcuar bindjen Shalës se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës e besës.

Postimi i plotë i Shalës:

Me Aziz Zhilivodën e Ri.

Aziz Zhlivoda e mban me shumë krenari emrin e gjyshit të tij – luftëtarit të madh, Aziz Zhilovodës.

Biseda me Azizin ma forcoi edhe më shumë bindjen se Dera e Zhilivodëve të Drenicës gjithmonë ka dhënë burra të fjalës, burra të besës, burra si Azizi i Ri, i cili e kultivon dhe e nderon trashëgiminë atdhetare të paraardhësve të vet.

Aziz Zhilivoda sot dëshmon se protagonistët kryesor që ndryshuan historinë tonë, janë gjak fisnik që ripërsëritet si vazhdimësi historike“.