Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se shpreson që të punojnë së bashku në thëllimin e marrëdhënieve politike, ekonomike e kulturore.
“E mirëpresim lajmin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Ne shpresojmë të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti.