Fjalë Kyçe

Pjesa e shembur e Autostradës Prishtinë – Mitrovicë, MI ende nuk ka intervenuar

Pjesa e shembur e Autostradës Prishtinë – Mitrovicë, MI ende nuk ka intervenuar

Kanë kaluar pothuajse një muaj që nga shembja e njërit segmet rrugor në autostradën, Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit.

Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar më gjashtë janar se për shkak të plasaritjeve në këtë aks rrugor, kishte bërë mbylljen e daljes së Auto-udhës, A7.

“Pas paraqitjes së plasaritjeve gjegjësisht deformimeve në rrugën nacionale N2 segmenti rrugor në dalje të Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica sipas kërkesës dhe rekomandimeve me datë: 05.01.2021 në ora 04:00 të mëngjesit është bërë mbyllja e daljes së Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit drejtimi Mitrovicë-Prishtinë”, kishte njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Por gjendje vazhdon të jetë ende e njëjtë.