Fjalë Kyçe

Ferat Shala, zëri më autentik i qytetarëve të Drenicës, Mitrovicës e më gjerë

Ferat Shala, zëri më autentik i qytetarëve të Drenicës, Mitrovicës e më gjerë

Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka vazhduar vizitat në fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Ai ka qenë së fundmi në Çikatovë të Drenicës. Shala ka qenë gjatë këtyre viteve zëri më autentik i votuesve që përfaqëson dhe ka premtuar se të njëjtin angazhim do ta tregojë edhe në mandatin e ardhshëm.

Postimi i Shalës nga vizita në terren:

Bashkë me kolegët kandidatë për deputet dhe strukturat tjera të Partisë Demokratike të Kosovës, sonte në Çikatovë të Vjetër shpalosëm një pjesë të programit zgjedhor #Rimëkëmbje.

#Rimëkëmbje ka për synim t’i vë në lëvizje potencialet njerëzore dhe ekonomik për ta fuqizuar vendin tonë pas dëmeve të mëdha që pësoi nga keqqeverisja dhe pandemia.

Çikatovasit janë të bindur se PDK-ja me programin #Rimëkëmbje është alternativa e vetme politike e cila e ofron Kosovën më afër bashkësisë së popujve dhe shteteve europerëndimore.
#PDK134 #FeratShala14