Edhe Polluzha e Shtutica sonte shpallën triumfin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu është shprehur kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.
“PDK-ja sot, ashtu sikurse dje, qëndron afër halleve të popullit, sepse PDK-në e obligon amaneti i dëshmorëve dhe i martirëve të luftës”, ka thënë ai.
“Bashkë me polluzhasit e shtuticasit sonte morëm përgjegjësi të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Shala garon me numrin 14 në listën e PDK-së.