Fjalë Kyçe

Këshilltari i Kurtit: Komisionerët e VV’së do t’i numërojnë votat e numrit 1, dhe Albini do të dalë më i votuari

Këshilltari i Kurtit: Komisionerët e VV’së do t’i numërojnë votat e numrit 1, dhe Albini do të dalë më i votuari

Arianit Beqiri, këshilltar i kreut të VV-së, Albin Kurti ka thënë se komisionerët e VV-së do ta numërojnë secilën votë që vjen për numrin 1.

Sipas tij, në këtë mënyrë, në fund të ditës do të kuptohet se numri 1, përkatësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti do të dalë më i votuari në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

“Të gjithë komisionerët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta numërojnë secilën votë të numrit 1.
Në fund të mbrëmjes do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.

Kjo votë është politike. Duhet t’i tregojmë KQZ-së e të tjerve që Albin Kurtin nuk na e hjekin nga zemra e mendja”, ka shkruar ai.