Garën për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës e fitoi sot Valbon Krasniqi, ish-kandidat për deputet nga LDK-ja.Krasniqi është kthyer në garën për drejtor të ShKSUK, pasi ishte eliminuar fillimisht për mungesë të përvojës menaxheriale.
Në fazën e fundit të këtij konkursi gara u bë mes Krasniqit dhe Basri Lenjanit, pasi tre kandidatë të tjerë ishin larguar nga gara me akuza për parregullsi në këtë konkurs.
Kraniqi është vlerësuar me 34 pikë në test, 8 në CV si dhe 49.2 në intervistë, ndërsa Lenjani mori 19 pikë në test, 10 në vlerësimin e CV-së dhe 46.6 në intervistë.
Lidhur me këto rezultate, kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve.Konkursi ku fitues doli Krasniqi u përcoll me akuza për politizim dhe jo transparencë.