Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një sondazh të bërë në qytetin e Prizrenit.Sipas postimit të tij në Facebook, nga ky sondazh partia LVV në këtë qytet do t’i marrë 52% të votave.
“Nga Prizreni, plot dashni! Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Tek të rinjtë në moshën 25-34 vjet, 67% do e votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE (8.5% për LDK dhe 5.3% për PDK).
Brenda qytetit, 60.9% janë deklaruar se do e votojnë VV. Ka ende hapësirë për angazhim dhe rritje të përkrahjes”, ka shkruar ai.Sipas tij, LVV merr 52.2%, pasuar nga PDK me 16%, LDK me 14.3% dhe AAK me 2.1%, kurse Nisma me 3.0%.“52.2% përbën 59.6% të votave të subjekteve politike shqiptare ‘apo 63.2% të atyre që sipas këtij sondazhi do e kalonin pragun zgjedhor!”, ka shkruar ai më tej.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.