Kandidati për Deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, sot ka vizituar minatorët “Trepçës”, me ç ‘rast iu është bërë një pritje madhështore.
Shala ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, thënë askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë.
Postimi i plotë i Shalës:
Pritje madhështore nga ana e minatorëve të “Trepçës”.
Minatorët gjithmonë në anën e drejt të historisë.
Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik.
Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigandin metarlugjik “Trepça” (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë.
Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje.
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje





