Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për rrahjen në Pejë, një fëmijë mbetet i lënduar

Policia jep detaje për rrahjen në Pejë, një fëmijë mbetet i lënduar

Një i mitur ka mbetur i lënduar, në përleshjen që ka ndodhur mes disa personave në qytetin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur, Fadil Gashi nga zyra pwr media e Policisë së Kosovës në Pejë.

“Fillimisht ka filluar një përleshje mes tre vajzave. Pastaj janë involvuar edhe disa familjare të tjerë. Një person ka pësuar lëndime. Policia e Pejës i është përgjigjur informacioneve dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani çka mund të them është se disa persona janë duke u intervistuar. Personi i lënduar është një i mitur”, tha Gashi për KALLXO.com.