Fjalë Kyçe

Artistja nga Skenderaj, synon të thyejë rekordin botëror Guiness për herë të tretë

Artistja nga Skenderaj, synon të thyejë rekordin botëror Guiness për herë të tretë

Arbnora Fejza – Idrizi nga Skenderaj, po synon që për të tretën herë të thyejë rekordin botëror e të jetë pjesë e Librit të Rekordeve – Guiness.Artistja merret me artin e palosjes së letrës e njohur si origami. Sot ajo ka arritur që të finalizojë mozaikun me origami, të flamurit të Republikës së Kosovës.

Ky punim synon që të vendos një rekord të ri botëror në Guiness, ndërsa vlerësimi do të bëhet brenda 10 ditësh.Njoftimi është dhënë nga nga zyrtarët e komunës së Skenderajt. Ky është postimi i plotë i tyre në rrjetin social në facebook

Artistja nga Komuna e Skenderajt, Arbnora Fejza – Idrizi synon ta thyej një rekord të ri botëror për të tretën herë.

Rekordin e parë ajo e theu me lulen më të madhe në botë të punuar me vetëm një fletë, rekord që e mbante Franca dhe më pastaj me vazon më të madhe nga letra.