Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, ka kritikuar për punësime pa meritë në Universitetin e Prishtinës.
Kosnett ka shkruar se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për udhëheqje administrative dhe buxhet për staf të kualifikuar nëse dëshiron përparim. Duke pasur parasysh rregullat ekzistuese për punësim kjo do të rriste kualitetin e mësimdhënies dhe hulumtimit në Universitetin më të madh publik në Kosovë, ka përfunduar Kosnett.