Fjalë Kyçe

Zyrtari i Vetëvendosjes paralajmëron shkarkime të krerëve të institucioneve pas 14 shkurtit

Zyrtari i Vetëvendosjes paralajmëron shkarkime të krerëve të institucioneve pas 14 shkurtit

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka paralajmëruar shkarkime të krerëve të institucioneve në rast se LVV e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Express.

Sallahu ka përmendur ish-prokurorin Sylë Hoxha dhe ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, ndërsa ka shkruar se “të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve

“Sylë Hoxhaj dhe Rashit Qalaj u kthyen para zgjedhjeve në ldk, repsktivisht në pdk. Të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve. Pra, shkojnë aty nga kanë dalë!”, ka shkruar Sallahu.