Fjalë Kyçe

Maqedonia regjistron 8 të vdekur dhe 199 raste të reja me koronavirus

Maqedonia regjistron 8 të vdekur dhe 199 raste të reja me koronavirus

Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut. Autoriteter shëndetësore të këtij vendi njoftojnë se nga testimi i 1846 mostrave janë konfirmuar edhe 199 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ndërsa në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 264 pacientë nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet janë infektuar 94.798 pacientë, prej tyre 2924 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 83.999, ndërsa janë 7875 raste aktive.