Fjalë Kyçe

Arbana dhe Luana i hedhin thumba njëra-tjetrës

Arbana dhe Luana i hedhin thumba njëra-tjetrës

Pas përfundimit të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca u nis me pushime e nga atje publikoi mbrëmë një foto, ku shfaqej në super formë me një fustan të zi të ngushtë dhe me flokët e shkurtra.

Por vëmendjen e mori përshkrimi që Luana i vendosi fotos. “Gati për spektaklin tim. Kujt i mungon ‘Shiko kush luan’ sonte?”, shkruante moderatorja, postim i cili u nënkuptua si thumb për Arbanën, e cila mbrëmë nisi sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur”.

Në hapësirën e komenteve një nga punonjëset e stafit të Luanës ka komentuar: “Ta postojmë promon për sot?”. Dhe përgjigjen ia dha Arbana.

“Postoje” i është përgjigjur Arbana, një tjetër koment ky që u nënkuptua si kunj ndaj Luanës.