Fjalë Kyçe

Grabitje në një filial mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje në një filial mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje me armë nga dy persona ka ndodhur para disa minutave në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka thënë se është grabitur filialja e një mikrofinance.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se një numër i madh i policëve kanë arritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialen e një një mikrofinance në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Zëdhënësi i Policisë po ashtu ka konfirmuar se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se dy të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Borovci.