Fjalë Kyçe

Rita Ora shfaqet me veshje kombëtare të kreatorit nga Prishtina

Rita Ora shfaqet me veshje kombëtare të kreatorit nga Prishtina

Rita Ora sapo zbuloi se po vjen me veshje kombëtare në klipin e ri.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po rikthehet pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Artistja ka bërë të ditur se po vjen me një këngë të re, e cila titullohet “Bang” dhe vjen në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.

Ajo sot suprizoi fansat e saj kur zbuloi disa sekuenca të klipit dhe shihet se veshja e saj është ajo tradicionale shqiptare ku Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.