Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Ndeshja fillon nga ora 20:45.
Takimin e parë e fitoi ekipi i Andrea Pirlos me rezultat 2:1, me dy golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo.
Trajnerët i kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Juventus: Buffon; Cuadrado, Demiral, De Ligt, Danilo; Bentancur, Rabiot, Chiesa, McKennie; Kulusevski, Ronaldo.
Inter: Handanovic; de Vrij, Skriniar, Bastoni; Hakimi, Perisic, Brozovic, Barella, Eriksen; Lukaku, Martinez
Skuadra e cila kalon në finale do të përballet ose me Atalantan ose me Napolin.