Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është shënuar rekord i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, derisa janë regjistruar 1,239 raste të reja me COVID-19 në 4,562 testime të kryera.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.