Presidentja në detyrë dhe kandidatja e VV-së për deputete, Vjosa Osmani, vlerëson se është e paprecedentë ajo çfarë ka bërë Qeveria Hoti në takimin e 4 shtatorit në Washington, kur sipas saj u bë pjesë e fushatës në SHBA.
Osmani në një intervistë në emisionin e KTV-së për zgjedhjet, tha se Hoti shkoi tepër larg, kur pranoi t’i ndërrohet emri liqenit të Ujmanit. Ndër zotimet e nënshkruara, pos emrit, është edhe studimi i fizibilitetit i këtij liqeni nga SHBA-ja për shfrytëzim të përbashkët nga Kosova dhe Serbia, gjë që është kritikuar shumë në Kosovë.
“E paprecedentë ajo çfarë bëri Qeveria në detyrë, shkoi aq larg sa pranoi edhe t’ia ndërroi emrin liqenit në Kosovë. Asnjë njeri racional nuk i beson Hotit çfarë thotë për atë marrëveshje dhe për prishjen apo përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën, nuk i besojnë as bashkëpartiakët, e kjo do të konfirmohet më 14 shtator”, ka thënë Osmani.
Ajo e ka quajtur të pavërtetë atë çfarë thotë Hoti se Kurti prishi marrëdhëniet e vendit me SHBA-në.