Fjalë Kyçe

Kalimtarët gjejnë pa shenja jete një person në Deçan

Kalimtarët gjejnë pa shenja jete një person në Deçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit, mbrëmë rreth orës 22:00 është gjetur pa shenja jete një person në rrugë.

Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar se një mashkull dje është gjetur në rrugë i shtrirë nga disa kalimtarë në Strellc të Epërm të Deçanit. Kalimtarët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës, viktimën.

Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.