Fjalë Kyçe

AAK-ja premton ndërtimin e dy termocentraleve, një në Obiliq, tjetrin në Dukagjin

AAK-ja premton ndërtimin e dy termocentraleve, një në Obiliq, tjetrin në Dukagjin

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fatmir Gashi, i ftuar në emisionin zgjedhor në T7, tha se AAK-ja ne këto zgjedhje del me një program ku pikë kryesore ka zhvillimin ekonomik.

“Për të gjitha ato sëmundjet që i ka pasë ekonomia gjatë kësaj pandemie, programin jonë do ta zhdukte këtë sëmundje. Ky program bëhet nga dy shtylla, rindërtimi dhe aleanca për ndërtim. Vendimi i parë është ai rindërtimit nga ajo çka ka shkaktuar pandemia”.

“Aleanca e ka parapa një fond rindërtimesh 1 miliard euro, në të cilat përfshihen bizneset, qytetaret dhe lehtësirat fiskale. 350 milione euro shkojnë te qytetarët, ndërsa 650 të bizneset, të cilave nuk do të jepen si grante, por Aleanca do ia jap bankave, pasi grantet e kemi parë se si shkojnë. Fondin për prodhim, për eksport, për turizëm projektin Brezovica – Borea, dhe këtu kanë mundësi të marrin kredi. Kamata e kredisë do të jetë 3.5 %, të cilën do ta mbulojmë nga fondi ynë”, potencoi Gashi.

Gashi shtoi se qytetarët kanë probleme ekonomike, kanë nevojë për ndihmë nga ana e shtetit, ngase, siç thotë ai, në këtë moment kur spo e dimë sa është dëmi.

“Rreth 7 përqind ka me qenë rënia në vitin e kaluar. Ato masa që i fola unë, janë për me u bo. Të gjithë qytetarët do i ndahen nga 100 euro, të cilët do ta marrin një kartel për të blerë vetëm produkte vendore”.

“Në vitin 21/22 do t’i japim edhe shtesa për fëmijë 30/40 euro. TVSH-ja do te mblidhet brenda, ligj që nuk ka shku në parlament, sepse aty më shumë është bë politikë sesa me qu diçka përpara. Me Aleancën do të vazhdoi ai ligj. Paga minimale të jetë 300 euro. Pagesa e kontributeve do të bëhet sipas pagave, deri në pagën minimale 3%. Planifikimi i rritjes së ekonomisë në vitin 2021 1-2 %, viti 2022 do të rritet për 5% , në vitin 2025 në 8%, duke investuar në energji, industri, në shërbime teknologjike informative, ku është fitimi i madh”, tha ndër të tjera ai.

Gashi tha se Vetëvendosja nuk ka program ekonomik. “Kur s’kanë programe, këta këqyrin me u kap, këta të Vetëvendosjes. Ju s’keni program, ju keni me nejt 50 ditë edhe keni me ec prapë. Merre direktivën e duhanit edhe merre lexoje. Ju çdo ligj e lidhni me njeri. Ai vendim ka ardh për me ngjallë industrinë e duhanit”, shtoi Gashi.

Ai tha se buxheti është i projektuar, sipas projeksioneve të ministrisë se financave, qe pritet të ketë rritje.

“Sipas kësaj që po thotë ministrja, mirë është që ka rritje të hyrave, por nuk është rikuperim. Gjëja kryesore është programi zhvillimi, n[e do të bëjmë dy termocentrale, një me qymyr dhe një me gaz, i pari në Obiliq dhe i dyti në rrafsh të Dukagjinit. Është investimi në shërbimet publike dhe është një pjesë e fasionarise, ndryshe nga Shqipërisë. Kërkush në Kosovë nuk është marrë me këtë prodhimtari, e ne do ta bëjmë këtë. Do të punësohen gratë, të cilat do subvencionohen nga shteti”, përfundoi Gashi.