Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryesuesen Valdete Daka për shumëçka të enjten, ndër të tjera, edhe se është “nismëtare e “vjedhjes industriale të votave”.
Në mbledhjen e së enjtes në KQZ, pati shumë përplasje mes anëtarëve të VV-së dhe të partive tjera në anën tjetër.
Daka në përfundim të mbledhjes tha se salla nuk është përkonferenca, për çka u kundërpërgjigj Kurteshi.
“Ajo është mësuar me keqpërdor këtë sallë, ajo paska të drejtë, kurse ne s’paskemi të drejtë. Valdete Daka është nismëtare e vjedhjes industriale të votave. Në kërkojmë nga prokuroria mos me fle e me u bo lepurush. Edhe çdo shkelje të së drejtës për votë si dhe çdo përpjekje për manipulim të votës, me dënu në mënyrën ma të ashpër”, ka thënë Kurteshi.
Ajo që cilësohet si vjedhje industriale e votave ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2010.