Fjalë Kyçe

VV-ja i kundërpërgjigjet Hotit për “ndarjet e familjeve”

VV-ja i kundërpërgjigjet Hotit për “ndarjet e familjeve”

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një sondazh që thotë se është kryer në komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Sipas tij, në Mitrovicë, VV-ja ka 57.9 për qind ndërsa në Vushtrri 62.8%.

Zyrtari i VV-së i ka thënë Hotit se “fëmijët nuk po votojnë ndryshe nga prindërit e tyre, meqë prindërit dhe gjyshërit kësaj radhe kanë të njëjtat preferenca si fëmijët dhe nipërit e tyre”. Kjo ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj Hotit, i cili ditë më parë është ankuar se familjet po kanë preferenca të ndryshme partiake.

Hoti gjatë së enjtes në një tubim elektoral ka deklaruar se partitë kanë shkaktuar telashe brenda familjeve, ku të rinjtë nuk po votojnë partinë e njëjtë me prindërit.