Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHML) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, ku mbahen edhe zgjedhjet nacionale në Kosovë, pritet të jetë mot i vranët dhe me reshje të borës herë pas here.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Zgjedhjet në Kosovë janë paraparë të mbahen të dielën më 14 shkurt, kurse kutitë e votimit do të hapen në mëngjes në ora 7.