Fjalë Kyçe

Shemsedin Dreshaj merr më shumë vota se Daut Haradinaj në Pejë

Shemsedin Dreshaj merr më shumë vota se Daut Haradinaj në Pejë

Ramush Haradinaj është më i votuari në listën e AAK-së në Pejë me 4.766 vota.

Kandidati i dytë më i votuar nga AAK në Pejë është Gazmend Syla me 2.219 vota, para Ali Berishës që ka 2.171 vota.

Doktori i njohur kosovar, Shemsedin Dreshaj, ka marrë 1.831 vota në vendlindjen e tij. Daut Haradinaj ka siguruar 1.545 vota në Pejë.

Diellza Kukaj është kandidatja femër më e votuar në Pejë. Plot 1.257 vota i ka siguruar Kukaj në qytetin e saj, shkruhet në listën që e ka publikuar Indeksonline.

AAK-ja në Pejë thotë se në këtë listë mund të ketë ndryshime të vogla, por që përafërsisht ky është rezultati preliminar i kandidatëve në Pejë.