Fjalë Kyçe

Dërgohet në QKUK me lëndime të rënda një person, u rrah nga tre të tjerë

Dërgohet në QKUK me lëndime të rënda një person, u rrah nga tre të tjerë

Një person është dërguar me lëndime të rënda në QKUK, pasi tre të tjerë e kanë rrahur dhe e kanë therë me thikë

Rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bresje, Fushë Kosovë (E16.02.2021 – 15:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe me mjetë të mprehtë thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.