Fjalë Kyçe

Tre të arrestuar, sulmuan me thikë një kosovar në Bresje

Tre të arrestuar, sulmuan me thikë një kosovar në Bresje

Tre të dyshuar meshkuj kosovarë, raportohet se me mjet të mprehtë, thikë, kanë sulmuar fizikisht një tjetër person në Bresje të Fushë Kosovës.

Rasti siç raporton policia, ka ndodhur mesditën e së martës që e lëm pas, ndërsa viktimës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton Klan Kosova.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.