Fjalë Kyçe

Blinken: Arritja e njohjes reciproke Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis nga palët

Blinken: Arritja e njohjes reciproke Kosovë-Serbi kërkon gatishmëri për kompromis nga palët

Sekretari i shtetit amerikan, Anthony Blinken ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë.

Në letrën e Blinken thuhet se SHBA është krenare me rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Blinken thekson se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të begatshme, të qëndrueshme e të siguritë.Tutje, Blinken ka përmendur edhe vendosjen e raporteve me Izraelin si dhe çështjen e dialogut me Serbinë, që duhet të përfundojë me njohje recoproke.“Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis”, thuhet në letër.

Mesazhi i plotë i urimit:

Në emër të Qeverisë së SHBA-së, dua ta uroj Kosovën pasi feston përvjetorin e 13-të si shtet sovran dhe i pavarur. SHBA-ja është krenare në rolin e saj të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbështetjen e Republikës së Kosovës të pavarur, për t’u zhvilluar në një vend multi-etnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik. Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhme më të begatshme, të qëndrueshme dhe të sigurt.Ne përgëzojmë vendosjen e marrëdhënieve zyrtare diplomatike me Izraelin dhe përshëndesim përpjekjet tuaja për të normalizuara marrëdhëniet me Serbinë.

Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqendruar në njohje reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. SHBA-ja vlerëson lidhjen e fortë mes njerëzve tanë dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik.I uroj siguri dhe shëndet të mirë njerëzve të Kosovës, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për të tejkaluar sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19”.