Fjalë Kyçe

Mitrovicë: Mjekët i heqin pacientit tumorin 15 kilogramësh

Mitrovicë: Mjekët i heqin pacientit tumorin 15 kilogramësh

Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë.

Pacientit të moshes 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kilogramë në vendin e ngjitjes se zorreve për muri të barkut.

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve, njofton Spitali i Mitrovicës.