Deri në mbrëmjen e së mërkurës janë verifikuar 5 mijë e 778 vota nga diaspora me ç`rast prej tyre janë refuzuar 1 mijë e 632, ndërsa 4 mijë e 146 janë aprovuar.
Kjo është bërë e ditur nga organizata GERMIN e cila përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Kjo organizatë njofton se një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të filloj procesi i numërimit.