Arbenita ndau një imazh me ndjekësit pas lajmit për shtatzëni.
Dy ditë më parë, reperi Fero dhe partnerja e tij, Arbenita, konfirmuan kurorëzimin me martesë, shkruan lajmi.net.
Dyshja postuan vetëm një imazh nga martesa e tyre, në të cilin u panë nga afër, por së fundi në medie qarkulloi një tjetër foto nga ai kurorëzim.
Me atë foto, ku çifti pozuan pranë familjarëve të tyre, konfirmohet shtatzënia e Arbenitës, pasi u pa me barkun e rrumbullakosur.
Pas gjithë kësaj, modelja ndau një foto, në të cilën shihet me një pallto të gjerë, e cila po ia mbulonte barkun asaj, derisa po e shijonte një pije.