Fjalë Kyçe

Aksident mes dy automjeteve në Viti

Aksident mes dy automjeteve në Viti

Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve ka ndodhur sonte në Pozhoran, konkretisht te kryqëzimi që lidhë rrugën me Vitinë.

Lexuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i aksidentit.

Siç kanë treguar sinjalizuesit, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarët e policisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Komandantin e Stacionit policor në Viti, Afrim Halili për ta konfirmuar lajmin.

Ai ka bërë të ditur se nga informacionet e para nuk ka persona të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 17:20 në Pozhoran. Sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar. Me rastin janë duke u marrur ekipet rajonale të trafikut”, ka thënë shkurt Halili.