Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas tij, e ka organizuar sulmin ndaj të birit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.
Rakiq thotë se sulmi ishte organizuar përmes vetë Rashiqit dhe politikanes Rada Trajkoviq, raporton Tanjug.
“Incidenti i djeshëm, lufta e organizuar midis dy grupeve të të rinjve, në të cilën u plagosën disa të rinj, përfshirë djalin e Nenad Rashiqit, është rezultat i konflikteve personale mes këtyre të rinjve, të cilat kanë zgjatur për disa ditë, dhe nuk ka të bëjë me aktivitetet politike të babait të tij”.
“Kjo është një e vërtetë që është e njohur për të gjithë në Graçanicë, përfshirë Rashiqin dhe Rada Trajkoviqin, por ata edhe një herë treguan çnjerëzimin e tyre dhe në marrëveshje me mentorin e tyre Albin Kurti abuzuan me këtë incident dhe u përpoqën të trondisnin harmoninë e popullit tonë me gënjeshtra dhe duke e portretizuar këtë incident si politik”.