Mesut Ozil do të kurorëzojë martesën me Miss Turqinë këtë të shtunë, Amine Gulse, me të cilën është i fejuar prej kohësh.
Vetë futbollisti i Arsenalit bëri me dije se do të mundësojë operimin e 1.000 fëmijëve në nevojë me të gjitha dhuratat që do të shkojnë tek ai me rastin e martesës.
Ndërkohë që në agjendën e dasmës ka bërë me dije se do të jetë sipas të gjitha traditave turke, vendi i origjinës së tij.
Kështu ka ndodhur, sepse në festën e së enjtes, Ozil dhe Gulse janë shfaqur me veshje, muzikë dhe sjellje të një dasme sipas traditës turke. Kështu ndodhi edhe të premten, ditë në të cilën Ozil ka marrë nusen, i shoqëruar nga tupanë e curle, çifti i ri dëfrehet duke kërcyer vallet tradicionale.
https://twitter.com/i/status/1136974064185159681