Fjalë Kyçe

Vidhet vetura për bartjen e kufomave në Pejë

Vidhet vetura për bartjen e kufomave në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave.

I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.