Një bashkëpunim mes Sabri dhe Ermal Fejzullahut mund të vijë shumë shpejt.
Këtë lajm e ka konfirmuar Ermali përmes opsionit pyetje/përgjigje në Instagram, njofton Klan Kosova.
“Ermal ft. Sabri kur pritet kënga e re?” – ishte pyetja e një fansi i cili mori përgjigje nga këngëtari duke thënë: “Shumë shpejt”.
Përveç kësaj, Ermali nuk ka dhënë detaje të tjera.