Fjalë Kyçe

Prapaskenat interesante të ndeshjes, Mali i Zi – Kosovë

Prapaskenat interesante të ndeshjes, Mali i Zi – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Malit të Zi në Podgoricë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020 u mbyll me rezultatin 1:1.

Përtej ndeshjes, do ju sjellim gjashtë prapaskenat gjatë zhvillim të saj.

Tifozët Dardanë me bileta VIP dhe kryetarët e klubeve

Ndeshja ishte pa tifozë, por katër tifozë Dardanë kishin marrë biletat VIP nga FFK dhe ishin prezent në stadium me simbole shtetërore. Te ftuar VIP nga FFK ishin krerët e klubeve si Naser Ramaj i Feronikelit dhe Arsim Kabashi i Ballkanit.

Lëndimi i Zeneli, fair-play nga trajneri i Malit të Zi.

Në momentin e lëndimit të Arbër Zenelit, Mali i Zi ishte në sulm, mirëpo trajneri i Malit të Zi, Dzudovic, me zë të lartë u kërkoi lojtarëve të tij ta nxjerrin topin jashtë vijave për t’iu dhënë ndihma nga mjekët. Futbollistëve vendas nuk iu pëlqeu kërkesa e trajnerit dhe u revoltuan.

Zeneli u largua me lot në sy nga fusha dhe me ndihmën e mjekëve.

Nuhiu e kishte harruar fanellën në zhveshtore

Sulmuesi Atdhe Nuhiu e kishte harruar fanellën në zhveshtore. Vetëm pas fillimit të pjesës së dytë e pa që i mungonte dhe shkoi në zhveshtore për ta marr dhe tu rikthyer përsëri në bankë.

Fëmijët tifozë për Malin e Zi

Fëmijët që dolën me lojtarët në fushë, pas fillimit të ndeshjes u dërguan në tribuna ku i përkrahnin futbollistët malazezë duke bërtitur: Duam fitore, duam gol.

‘Hilja’ e Muric me mbrojtëset dhe kartoni i verdhë

Muric i kishte hequr mbrojtëset dhe gjyqtari Daniele Orsato e ndërpreu ndeshjen. Një pjesëtar i stafit ia riktheu ato. Pasi i vendosi, Muric u ndëshkua me të verdhë.

Savicevic presion gjyqtarëve

Kryetari i FF të Malit të Zi, Dejan Savicevic vazhdimisht qëndronte në këmbë ku shpesh herë me tone të ashpra protestonte ndaj gjyqtarit Orsato.

Ai e di mjaftë mirë edhe italishten .