Fjalë Kyçe

Adnan Merovci, pro një koalicioni të ri LVV- LDK, e quan ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Adnan Merovci, pro një koalicioni të ri LVV- LDK, e quan ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan Merovci ka dhënë një propozim se kush duhet të udhëheq institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në facebook, Merovci idenë e tij e ka quajtur ‘vaksina shpëtuese për Kosovën’.

Merovci ka propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë një koalicion qeveritar.

“Kryeministër: Albin KURTI, Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI, Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA, Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI.

Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejt kjo për Kosovën”, ka shkruar ai.