Këngëtarja ka postuar disa mesazhe të rëndësishme për festën e 8 Marsit.
Rina së fundmi ka hyrë në Instagram për të uruar festën e 8 Marsit, shkruan lajmi.net.
Ajo përmes disa imazheve të shpërndara u shpreh se tek shqiptarët e ka vërejtur një ‘fenomen’ ku festa e 8 Marsit festohet si dita e nënës dhe jo e gruas siq është në të vërtetë.
“Duhet t’i kujtojmë gjithë shqiptarëve çdo 8 Mars. Është Dita e Gruas, jo festa e nënës! Edhe pse nëna juaj mund të jetë gruaja që ju inspiron më shumë. Mos harroni mesazhin e kësaj dite. Të jesh grua është shumë më shumë se të jesh nënë. Sot duhet t’i kujtoni vetes çfarë kuptimi ka ‘gruaja’ për ju, kush janë gratë që ju inspirojnë. Çfarë do ndërronit për t’i përmirësuar jetën grave në jetën tuaj?
Sot nuk është festë por dita ku secili nga ne duhet të reflektojë mbi çdo veprim edhe mendim kundrejt grave. Dhe të mundohet të përmirësojë. Sidomos vendi ynë që ka nevojë për shumë reflektim.
Edhe për nënat sot është ditë reflektimi: Si të rrisim vajza të zonja dhe djem që respektojnë gruan dhe barazinë.
Gëzuar festën grua”, shkroi Rina.
“Le ti mbështesim femrat çdo ditë! Mos i shani femrat për zgjedhjet e tyre, dukjen apo sjelljen! Mos jini të pasigurta por përqafojeni faktin se jeni femër”, shtoi Rina në një tjetër fotografi.
“Ne mund të bëjmë aq shumë gjëra për femrat në jetët tona vetëm nëse e përkrahim njëra tjetrën”, shkruhej në imazhin e ndarë.